75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Haxhiu Thaçit: Me thirrjen e këtij takimi ke bërë shkelje me të dyja këmbët të Kushtetutës

Në takimin e ftuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, po merr pjesë edhe Albulena Haxhiu, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo së pari ka kritikuar Thaçi për njoftimin e vonë që e ka bërë për këtë takim, dhe ka arsyetuar mos pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky takim është jo serioz jo vetëm në rrethana normale por aq më pak në situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi.

“Së pari sapo e lash letrën që kryeministri Kurti e ka adresuar në drejtim tuajin, ai nuk ma mundur të ishte i pranishëm në këtë takim sepse është jo serioze në rrethana normale e sidomos në rrethana të emergjencës shëndetësore me një orë e gjysmë përpara. Ftesë për këtë takim e ka pranuar në orën 15:00”, tha ajo.

Sipas saj kreu i vendit me këtë urgjencë do të duhej të vepronte për të luftuar pandeminë, por se kjo nuk po ndodh.

“Me këtë urgjencë do të duhej të vepronim në drejtim të luftimit të pandemisë, por sic po duket për këtë nuk jeni i interesuar prandaj nuk ishit të pranishëm në takimin e së hënës kur kryeministri ju ftoj të gjithëve, por siç duket jeni bërë bashkë për të dal kundër Lëvizjes Vetëvendosjes”, tha ajo.

Ajo ka kritikuar formatin e këtij takimi.

“Ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me kushtetutën dhe në aktvendimin e gjykatës kushtetuese, sepse presidenti i Republikës duhet të konsultohet me partinë fituese, prandaj ky format sot është jo kushtetues”.

Ajo tutje ka lexuar edhe letrën e Kurtit drejtuar Thacit në të cilën thuhet se presidenti nuk ka të drejtë të tregoj se si dhe cfarë qeveri do të formohet.

“Bazuar në rolin si president ju nuk keni të drejte e as për të përcaktuar se kemi refuzuar mandatimin e kandidatit për kryeministër, ju nuk keni të drejtë të tregoni si dhe cfarë do të formohet qeveria”, ishte një pjesë nga  letra e Kurtit të cilën e lexoi  Haxhiu .