Haxhiu thotë se Gjykata nuk duhet ta legjitimojë procesin e noterisë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i noterisë ka qenë ndër proceset më të komprometuara në vend, duke shtuar se në të janë bërë shumë ndërhyrje.
“Kur kam pranuar detyrën e Ministres së Drejtësisë, të njëjtin proces e kisha anuluar por pavarësisht kësaj e kam ditur që ata që kanë ndërhyrë në atë proces nuk do të lënë gurë pa lëvizur vetëm e vetëm që ta mbrojnë këtë proces të paligjshëm dhe interesat e tyre”.
“Departamenti administrativ brenda Gjykatës Themelore, dy herë radhazi me të drejtë kishte refuzuar masën e përkohëshme nga paditësi por Gjykata e Apelit sërish e ka kthyer në rivendosje, por po ashtu ka kërkuar ndryshim të gjyqtarit në dep.administrativ. Rrallë e dëgjuar!”
“Pra, Gjykata e Apelit ka kërkuar ndryshim gjyqtari sepse nuk i pëlqen vendimi i shkallës së parë dhe derisa të vjen një gjyqtar i cili nxjerrë vendim që i pëlqen kësaj gjykate ose dikujt jashtë saj, duket se njësoj do të veprojnë!”
“Ndërhyrjet në këtë kontest nuk duhet t’i pranojë askush. Anulimi i procesit të noterisë nuk është bërë për inat të askujt por për të mbrojtur profesionin e Noterisë. Gjykata nuk duhet ta legjitimojë të njëjtin!”, ka thënë Haxhiu në rrjetin social Facebook.