75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / A. M.

Haxhiu thotë se mori dritën jeshile nga Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është shumë e lumtur që Komisioni i Venecias, përmes opinionit i cili tashmë është publik, ka dhënë rekomandim pozitiv për uljen e mandatit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7.

Po ashtu, sipas saj, ka dhënë rekomandim pozitiv për ndërprerjen e mandatit, për disa anëtarë të KPK.

“Ne do t’i ndjekim pikë për pikë rekomandimet e Venecias dhe e falenderojmë për bashkëpunimin.

Të premten në orën 10:00, grupi punues vazhdon punën në projektligje. E kuptoj që reforma në drejtësi nuk i shkon për shtati as disa portaleve por nuk kemi çfarë t’ju bëjmë përveç se të angazhohemi shumë më shumë deri sa Kosova të jetë shtet i së drejtës”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/