75 Mall Live Search
23:39 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / MSH

Haxhiu thotë se Policia po mbron sovranitetin, admiron përgatitjen dhe disiplinën e tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur angazhimin e Policisë së Kosovës, në mbrojtjen e sovranitetit dhe luftën ndaj bandave kriminale në veri.

Ajo ka thënë se është për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.

“Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës” shkroi Haxhiu në Facebook.

Ky është postimi i plotë i saj:

Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.

Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës.