Haxhiu tregon se Komisioni i Venedikut konfirmon adresimin e komenteve për Byronë Shtetërorë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bëre të ditur se komisioni i Venedikut e ka konfirmuar adresimin e gjitha komenteve në Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Haxhiu ka shkruar se Komisioni ka konfirmuar se ligji krijon garanci për pavarësimin e Byrosë e po ashtu i ka lavdëruar nismat legjislative të Qeverisë, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
⚖️ 🇪🇺Komisioni i Venedikut sërish konfirmon adresimin e gjitha komenteve në Ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Komisioni i Venedikut ka publikuar një Opinion përcjellës me anë të së cilit sërish ka konfirmuar se Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifkueshme i miratuar në Kuvend ka adresuar të gjitha komentet e Komisionit.
✅ Komisioni konfirmon se Ligji ka krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë, ka përcaktuar saktë procedurën e verifikimit, dhe ka përmirësuar garancitë e të drejtave të njeriut për subjektet në procedurë, ndër tjerash.
✅ Komisioni i Venedikut po ashtu edhe ka lavdëruar nismat legjislative të Qeverisë për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.
Jemi falenderues ndaj Komisionit, për kontributin dhe bashkëpunimin e frytshëm në realizimin e reformës në drejtësi në Kosovë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.
Gjeni linkun e këtij Opinioni përcjellës: