Haxhiu viziton AKI-në: Fuqizimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se ditën e sotme ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Haxhiu, u prit nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, si dhe nga zyrtarë të tjerë.
Në postimin e saj, Haxhiu, ka thënë se është njohur nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e vendit.
Ky është postimi i plotë:
Sot vizitova Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u prita nga drejtori, z. Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë. Nga afër u njoha me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës.
Shpreha vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore. Fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

