75 Mall Live Search
18:11 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Haxhiu viziton burgun e Dubravës, dëgjon rrëfimin e Dugollit mbi krimet serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar burgun e Dubravës.

Ajo tha se këtë herë ishte me zv. Ministrin e Mbrojtjes, Enver Dugollin, ku prej tij dëgjoi rrëfimin mbi çka ndodhur gjatë atyre ditëve kur kryhej gjuetia më makabre e njerëzve, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot vizitova burgun e Dubravës, por kësaj here me një tjetër ndjenjë dhe respekt. Së bashku me mua ishte dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Enver Dugolli. Ishte rast më i mirë për të dëgjuar prej tij rrëfimin mbi çka ndodhur gjatë atyre ditëve kur kryhej gjuetia më makabre e njerëzve. Nga njëra anë ishte ushtria pushtuese e Milosheviçit që gjuante me të gjitha armët mbi të burgosur politikë te pambrojtur. Dubrava u kthye në një skenë madhështore të eksterminimit masiv. Është një ndër krimet më të brutalë të shekullit.

Data 22 maj na mbetet ende një problem ndërgjegjeje dhe drejtësie. Falemnderit Enver Dugolli për rrëfimin.