Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Sot po mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Tashmë deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 10-të kanë votuar pro kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Pas votimit, kryetare e Kuvendit të Kosovës është zgjedhur Albulena Haxhiu.
Ajo ka arritur që të merr vota 66 pro nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kundër kanë votuar LDK-ja dhe PDK-ja ndërsa AAK-ja ka abstenuar
Pas zgjedhjes së Haxhiut në krye të Kuvendit të Kosovës sipas rendit të ditës rradha është për të votuar në pako nënkryetarët e Kuvendit./Indeksonline/

