75 Mall Live Search
08:04 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Z S

Haxhiu:Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drejtësi të paanshme

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pas seancës së jashtëzakonshme që u përmbyll me votimin e tri pikave të parapara në rend dite.

Votimi i rezolutës në lidhje me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, tha riafirmoi qëndrimin për drejtësi të paanshme, transparencë dhe respektim të dinjitetit të luftës çlirimtare.

Po ashtu, Haxhiu ka shkruar se zgjatja për zbatimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal deri në mars 2026, garanton stabilitetit financiar dhe funksionim normal të institucioneve.

Gjithashtu haxhiu ka shkruar edhe për votimin e komisioneve parlamentare , që tha se i hapën rrugë për funksionalizimit të plotë të Kuvendit dhe avancimit të agjendës legjislative në interes të qytetarëve.