75 Mall Live Search
22:37 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Hazall” infektohet me Covid-19

Aktorja turke, Alina Boz, është bërë e njohur për publikun me rolin e “Hazall” në serialin “Fate të Kryqëzuara”.

Pas pjesëmarrjes në këtë serial, karriera e Alinës filloi të rritej gjithnjë e më shumë. Ajo vazhdon të luajë në seriale dhe filma të ndryshëm turk.

Momentalisht, aktorja është pjesë e kastit të aktorëve të serialit “Ask 101” që po transmetohet në një nga televizionet turke.

Ditën e sotme Alina është bërë kryefjala e mediave turke, për faktin se ajo ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Vetë aktorja e ka bërë publike këtë lajm përmes një postimi në “Twitter”, ku shprehet se gjendja e saj është e mirë dhe po kurohet në shtëpinë e saj.

Mendohet se aktorja është infektuar gjatë xhirimeve të serialit “Ask 101”, të cilat për shkak të këtij lajmi, janë ndërprerë momentalisht.