75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Hazard dhe Sarri ndajnë rrugët: “Nuk më intereson se çfarë thotë ai”

E ardhmja e Hazard në Chelsea nuk mund të thuhet se është aq e sigurt, e këtë vec se e ka forcuar belgu me deklaratën e fundit për trajnerin Sarri.

Sarri para ndeshjës me Tottenhamin në Kupën e Ligës kishte thënë: “Hazard nuk është lider, është lojtar individual i mrekullueshëm, por jo lider”

Kjo deklarataë e trajnerit italian ka nxitur spekulime mes të dyve, e që mund të ketë pasoja ditëve në vazhdim.

Megjithatë, Hazard mbrëmë ndaj Tottenhamit ishte fantastik duke realizuar gol për të prekur finalen e Kupës së Ligës.

“Të jem i sinqertë, nuk më intereson. Unë thjesht luaj futboll, nuk ka rëndësi çfarë thotë trajneri. Unë përqendrohem te ekipi dhe gjithmonë dua ta bëjë më të mirën për këtë ekip. Sot, e bëra këtë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Hazard.

Chelsean në finale e pret Manchester City më 24 shkurt.

“Është gjithmonë e vështirë kundër Manchester Cityt. Bashkë me Liverpoolin, mendoj se ata janë ekipi më i mirë në Premierligë për momentin. Kanë fituar shumë trofe në pesë apo gjashtë vjetët e fundit, por edhe ne e kemi një ekip të mrekullueshëm dhe mendoj se kemi gjasa të barabarta për të fituar”, deklaroi Hazard. /IndeksOnline/