08:46 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hazard duhet të përmirësohet vetëm në këtë aspekt që ta arrijë nivelin e Cristianos dhe Messit

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka aftësi që ta arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Kështu të paktën mendoni ish-trajneri i Premier Leagues dhe analisti i futbollit, Graeme Souness.

Pas dy ndeshjeve, Hazard ende nuk ka startuar nga minuta e parë për Chelsean këtë sezon, por mund të startojë sot ndaj Newcastles, transmeton IndeksOnline.

Dhe Souness ka zbuluar mënyrën e vetme që Hazard mund ta thyejë dominimin e Ronaldos dhe Messit.

”Hazard është në kategorinë e Messit dhe Ronaldos”, tha Souness për The Times.

”Nuk ka rëndësi aspekti i golave, por niveli i paraqitjeve”.

”Pra, ai ka aftësi të njejta me dyshen në fjalë. Diferenca është që Hazard lejon rënie në paraqitjet e tij, ndërsa ata jo”./IndeksOnline/