08:31 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hazard e konfirmoi qëndrimin në Chelsea, por do të larohet nëse ndodh kjo

Ylli belg Eden Hazard do ta kërkojë largimin nga Chelsea nëse klubi nuk rikthehet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë Hazardit kontratë pesëvjeçare, me pagë javore në vlerë 335.000 euro, por ai po heziton ta nënshkruajë marrëveshjen e re, sipas Sun.

Anësori dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, diçka që nuk mund të ndodhë me të kaltrit këtë vit, pasi Chelsea nuk merr pjesë në këtë garë duke qenë se sezonin që lamë pas përfundoi jashtë top katërshes në Premierligë.

Nëse klubi i tij dështon sërish të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë Hazard do ta kërkojë largimin.