75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / G T

Hazard e pyet Reece Jamesin për trajnerin e ri: A është më mirë se në sezonin e kaluar?

Reece James shkoi te berberi i famshëm në Londër dhe aty gjeti legjenden e futbollit belg, Eden Hazardin.

Dyshja paten një bisedë interesante që është publikuar në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Ish-lojtari i Chelseat, Eden Hazard e pyet kapitenin e Bluve të Londrës për trajnerin e ri.

“Si të duket trajneri i ri Reece? A është i mirë?” , pyet Eden Hazardi “Po, bro është i mirë”, përgjigjet Reece James

“Më i mirë se sezonin e kaluar, apo jo”, ishte pyetja pa përgjigje e Hazardit

Sezonin e kaluar te Chelsea ishte trajneri argjentinas, Maurizio Pochettino, i cili nuk kaloi momente të mira te ekipi londinez./Indeksonline/