23:54 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Hazard: Ekziston vetëm një G.O.A.T , e ai është Lionel Messi

Eden Hazard e thotë haptas se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe pohon se të tjerët nuk i afrohen nivelit të argjentinasit.

Si gjithmonë, debati i vazhdueshëm mes fansave është ajo Messi vs Ronaldo, e që ndanë njerëzit në mendime të ndryshme.

Por, për Hazardin, një gjë e tillë është shumë e qartë. Belgu beson se Messi është i vetmi futbollist me të drejtë legjitime për këtë titull.

“Dy G.O.A.T.s (Më i Miri i të Gjitha Kohëve) thoni ju? Nuk ka shanse. Ekziston vetëm një G.O.A.T: Është ai: Lionel Messi!”, ka thënë Hazard.

Po ashtu, Hazard e ka pranuar se nuk e kishte shijuar aspak takimin me Barcelonën në vitin 2018, kur Chelsea ishte eliminuar nga Luga e Kampionëve si pasojë e madhërisë së Messit.

“Ato dy ndeshje ndaj Barcelonës nuk janë ndër kujtimet e mia më të mira nga viti 2018. Isha i lumtur që luajta kundër Barcelonës dhe Messit, por nuk i përmbusha pritjet e mia. U zhgënjeva”, tha ai.

“Tre djemtë e mi ishin të pranishëm në ndeshjen që u luajt në ‘Stamford Bridge’. I madhi është tifoz i madh i Messit – në fakt të gjithë ne jemi tifozë të Messit. Ai deshi ta shohë Messin atë ditë, sepse Messi është i veçantë”, shtoi ai