21:45 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hazard flet si madrilen: Ndenjat, objektivat, numri 10

Eden Hazard edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtari i ri i Real Madridit.

Pas prezantimit madështor që pati në “Bernabeu”, belgu u ndal të iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ku preku shumë tema.

Më poshtë intervista e tij:

Ndjenjat – “E kam ëndërruar këtë moment që kur isha i vogël, gjithmonë kam qenë tifoz i Real Madridit dhe të jem këtu e të vesh këtë fanellë është nder. Mezi pres të fillojë sezoni. Është një gjë e bukur për mua dhe familjen time. Jam shumë i emocionuar. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Po pres për sezonin e ri dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë.”

Zidane – “Të gjithë e dinë që Zidane është idhulli im që kur isha fëmijë dhe fakti që tani ai është trajner i Real Madridit është shumë domethënës. Më pëlqen të luaj si numër 10, por edhe ku të jetë e nevojshme.”

Objektivat – “Ëndërroj të shijoj çdo ndeshje, fushën, të fitoj ndeshje dhe të luash me Real Madridin si çdokush dëshiron të fitojë tituj, të marrësh maksimumin dhe të bësh histori me këtë klub.”

Penalltitë – “Kur luan për Real Madridin nuk je një yll i vetëm, ekipi është ylli. Tek Chelsea kam luajtur për 7 vite, këtu vij si lojtar i ri i kësaj skuadre. Kapiteni i gjuan shumë mirë penalltitë, por nëse ma kërkojnë t’i gjuaj, do t’i gjuaj, po besoj se nuk do t’i ndodhë sepse Ramos i gjuan shumë mirë.”

Negociatat – “Është e vërtetë që gjithçka filloi një vit pas Kupës së Botës, por isha në konktratë me Chelsea edhe për një vit. Mendoj se gjithçka shkoi shumë mirë. Bëra një sezon të madh, ne fituam Europa Leaguen dhe ishte momenti i duhur për të ardhur tek Real Madridi.”

Numri 10 – “Kam pasur rastin të flas me Modric përmes Kovacic, kam bërë shaka duke i thënë se dua numrin 10 dhe ai më tha jo. Kështu që unë duhet të marr një numër tjetër, por numri nuk është i rëndësishëm, e rëndësishme është të luaj me këtë fanellë.”

Hazard për Perez – “Ne u takuam në një mbrëmje në Londër, folëm qetësisht dhe më tha se ishte koha për të ardhur. Jam i kënaqur që ma tha këtë gjë.” /IndeksOnline/