75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Hazard iu thotë lamtumirë tifozëve të Chelseas

Ndeshja kundër Arsenalit ishte e fundit e Hazard me fanellën e Chelseas.

Ylli belg iu ka thënë lamtumirë tifozëve blu, ku Europa League ishte dhurata e tij e fundit.

Ai ka njoftuar se po largohet nga skuadra londineze dhe brenda dy ditëve do të mësohet skuadra e tij e ardhshme.

Unë e kam marrë tashmë vendimin tim, e kam thënë atë dy javë më parë, që tani varet nga klubet, të dyja klubet, unë po pres, do të shihni, do ta njihni brenda dy ditëve“, ka thënë Hazard.

Ëndrra ime ishte të luaja në Premier Ligë“.

Kam luajtur këtu për shtatë vjet për një nga klubet më të mëdha në botë dhe ndoshta është koha për një sfidë të re“, përfundoi Eden Hazard.

Në shtatë vite me fanellën e Chelseas, Hazard ka bërë 352 paraqitje duke shënuar 110 gola, ka realizuar 92 asistime dhe ka fituar pesë trofe. /IndeksOnline/