08:54 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hazard: Ja çfarë më tha Kante para golit

Eden Hazard shënoi një gol të mrekullueshëm në fund të ndeshjes me Liverpoolin, duke e kualifikuar skuadrën e tij në rundin tjetër të Kupës së Ligës.

Ylli belg e konsideron si njërin nga golat më të bukur të karrierës së tij, shkruan indeksonline.

Ai ka zbuluar një detaj para se të inkuadrohej në ndeshje që më pas rezultoi me gol.

“Unë fola me N’Golo në stol dhe ai më tha se nuk donte të gjuante një penallti, kështu që zgjidhja e vetme ishte të shënonim!”, tha Hazard për Sky Sports.

“Unë nuk kam shënuar shumë gola si kjo! Jo të gjithë kohën”, shtoi Hazard. /IndeksOnline/

Temat: