22:23 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018

Hazard: Ju e dini, gjithnjë e kam dashur Real Madridin

Eden Hazard ka folur sërish për të ardhmen e tij dhe e ka ri-shprehur dëshirën e tij për të luajtur te Real Madridi në një intervistë për Radio Monte Carlo.

”Ju më njihni mua, unë gjithnjë e kam dashur Real Madridin, madje edhe para Zidanes”.

”Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Siç e kam thënë, dua ta mbaroj sezonin me Chelsean”, u shpreh Hazard, transmeton IndeksOnline.

27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020 dhe ka thënë se nuk ka vendosur ende për kontratën e re.

”E kam edhe një vit në kontratë. Pas kësaj, ne do ta shohim”, vazhdoi Hazard.

Kujtojmë se Chelsea i ka ofruar ditëve të fundit kontratë mesfushorit belg, megjithatë, Hazard ende nuk ka vendosur./IndeksOnline/

Temat: