Hazard: Mbappe mund të jetë ndër më të mirët në histori, shpresoj ta zgjedhë Real Madridin
Ylli i Real Madridit, Eden Hazard, shpreson që në të ardhmen e afërt, francezi Kylian Mbappe, do të bashkohet më të në Madrid.
“Ai do të jetë futbollisti më i mirë në botë për disa vjet. Ka disa futbollistë të rinj si Kyliani, por nëse ai vazhdon me këtë ritëm do të jetë një prej futbollistëve më të mirë në histori. Shpresoj që të vijë te Real Madridi”, deklaroi Hazard.
Real Madridi, do të ballafaqohet me PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve, në “Santiago Bernabeu”.
/Indeksonline/