09:13 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hazard me mesazh për tifozët e Realit: Jam këtu për të fituar

Lojtari më i ri i Real Madridit, Eden Hazard ka dërguar një paralajmërim të qartë për tifozët e tij të ri.

“Unë dua të bëj përshtypje të gjithë botën. Një klub si ky duhet të fitojë dhe unë jam këtu për të arritur këtë qëllim”- tha belgu.

Hazard nënshkroi për Real Madridin nga Chelsea për 100 milionë euro më herët gjatë verës pas 7 sezoneve në Londër me Chelsea.

Hazard fitoi 2 Premier Liga, 1 FA Cup, 1 Kupë të Ligës dhe 2 Europa Ligë gjatë kohës së tij në kryeqytet./Indeksonline/