08:07 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hazard mungoi në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Burnleyt

Chelsea mund të detyrohet ta luajë ndeshjen e dytë radhazi pa yllin belg.

Pasi nuk u paraqit në sfidën me Bate Borisov në Ligën e Evropës, Eden Hazard mund të humbasë edhe duelin ndaj Burnleyt në vikend.

Ylli i “Bluve”, nuk është stërvitur fare me skuadrën dhe kjo ka vënë në dyshim praninë e tij në ndeshjen e së dielës.

Hazard ka pësuar një lëndim në shpinë në ndeshjen me Manchester United javën e shkuar dhe duket se dëmtimi i tij është më serioz sesa që dukej në fillim.