18:02 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Hazard pozon me fanellë të Real Madrid?

Nuk ka mbetur edhe shumë deri te zyrtarizmi i Eden Hazard si lojtar i Real Madrid.

Një foto është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku thuhet se Hazard gjendët në Spanjë, transmeton Indeksonline.

Hazard shihet duke bërë foto me fansa të Real Madrid dhe në duar mban një fanellë të Real Madrid.

Futbollisti belg pas finales së Evropa Ligës konfirmoi se do të largohet nga Chelsea për një aventurë të re.

Emri i tij ka qenë shumë i lidhur me Real Madridin.

Po ashtu në të kaluarën, Hazard ka treguar se e ka ëndërr të luaj në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/