Hazard refuzon kontratën e re, konfirmon transferimin te kjo skuadër
Eden Hazard ka refuzuar të zgjat kontratën te kampionët në fuqi të Premierligës, Chelsea.
Babai i futbollistit belg ka dhënë një deklaratë ku thotë se i biri i tij është afër largimit nga skuadra londineze dhe do t’i bashkohet Real Madridit.
“Edeni, ka refuzuar një zgjatje të kontratës. Me qëllim që t’i shërbejë interesimit të Real Madridit, ku do të duket më i mirë”, u tha gazetarëve Thierry Hazard.
Babai i Hazard, megjithatë, vazhdoi të zbulojë se ylli i Chelsea gjithashtu nuk ka nënshkruar ende asgjë me skuadrën e Zinedine Zidane.
“Në këtë moment, nuk ka marrëveshje me Realin,” vazhdoi ai.
Eden Hazard ka zhvilluar 191 ndeshje me Chelsean ku ka shënuar 62 gola. /IndeksOnline/