16:27 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hazard tregon klasin në stërvitje me Real Madridin

Eden Hazard, u bashkua me Real Madridin nga Chelsea muajin e kaluar për një vlerë që eventualisht mund të kapërcejë shifrën e  150 milionë funte.

Tifozët e Madridit po llogarisin në Hazard për të frymëzuar ekipin pas një sezoni të tmerrshëm, dhe ylli i ish-Premier League sigurisht ka cilësinë për të bërë një ndikim të rëndësishëm në Bernabeu këtë sezon.

Hazard aktualisht është në Montreal me shokët e tij të Real Madridit, duke u përgatitur për ndeshjet e tyre parasezonale kundër Bayernit, Arsenalit, Atletico Madrid dhe Tottenham.

28-vjeçari duket më shumë se i gatshëm për ta filluar aventurën e tij të re në Spanjë.

Videoja prej 35 sekondash tregon se Hazard duket jashtëzakonisht në formë./Indeksonline/.