Hazard tronditë përsëri tifozët e Chelseat
Mesfushori belg Eden Hazard ka deklaruar se e ka ndarë mendjen për të ardhmen. 28 vjeçari është në 18 muajtë e fundit të kontratës me Chelsean dhe disa herë gjatë vitit të fundit ka dhënë deklarata kontroverse largimin nga Chelsea.
“E di çfarë jam duke bërë. E kam marrë tashmë vendimin” i tha Hazard radios franceze RMC.
Ndërsa trajneri i Chelseat Maurizio Sarri, ka dhënë deklaratë tjetër nga belgu. “Ai ende nuk ka vendosur çfarë do të bëjë.
Nuk e di saktësisht situatën por mendoj që as ai nuk e ka të qartë të ardhmen” tha Sarri. /Indeksonline/