09:43 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hazard zbulon se çfarë i tha Sturridges pas golit të ”çmendur” dje

Eden Hazard dhe Daniel Sturridge shënuan nga një gol të bukur në barazimin mes Chelseat dhe Liverpoolit, 1-1 në ”Stamford Bridge”.

Hazard, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave në mesjavë, i dhuroi epërsinë Chelseat dje në Londër.

Por, zëvendësuesi, Daniel Sturridge, me një spektakular, shpëtoi Liverpoolin nga humbja pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Dyshja e lartëcekur është parë duke biseduar pas ndeshjes mjaft të buzëqeshur, teksa të dy kanë luajtur më parë së bashku te Chelsea, transmeton IndeksOnline.

Dhe për BT Sport, Hazard ka zbuluar se i tha Sturridges ta përsërisë ”heroizmin” e tij edhe ndaj Manchester Cityt në javën e ardhshme.

Hazard më pas tha për BBC Sport: ”Unë i thash atij se goli nuk ishte i keq, ta themi të drejtën”.

”Ai shënoi dy herë. Njëherë të mërkurën, dhe një dje. Ndoshta ai tentoi të bëhej si unë. Por, ai është lojtar i mrekullueshëm. Kam luajtur paksa me të te Chelsea”.

”Pas ndeshjes i thash se ishte një gol i bukur, por duhet ta përsërisë këtë ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e ardhshme”./IndeksOnline/