11:04 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haziri: 55 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë që janë 55 raste aktive në atë komunë.

Dje janë konfirmuar edhe 9 raste të reja në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve, shkruan Indeksonline.

“4 prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin corona” tha Haziri.

Postimi i plotë:

#Dita115. U informuam nga IKSHP për 9 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve. 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin corona.

Ky virus i panjohur na ka lodhur të gjithëve, por me disiplinë të përbashkët mund ta parandalojmë përhapjen e tij. Ju lutem, mos e neglizhoni sepse #COVID19 po merr jetë të njerëzve.

Mos dilni pa masa mbrojtëse. Kujdesu për vete, për familjen, për qytetin, për Republikën