Haziri akuzon PDK-në se ka angazhuar komisioner serb në zgjedhjet e veriut
Të dielën (19 maj) në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash.
Në garë për kryetar të këtyre komunave janë tri parti politike, PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe, transmeton Indeksonline.
Tash kur kanë mbetur një javë deri në zgjedhje, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka akuzuar PDK-në se ka angazhuar komisioner të komunitetit serb.
Në një postim në Facebook, Haziri ka publikuar listën me emrat e komisionerëve, ku shihen edhe dy të PDK-së.
“PDK me komisioner serb për zgjedhjet në katër komunat e veriut të Republikës së Kosovës, por me vetëm një kandidat të tyre. Në mulli të kujtë po çon ujë ‘Luli’, a thu?!”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Indeksonline/
