19:25 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Haziri: Besoj se pastërtia e luftës, do të lahet me drejtësi, herët apo vonë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se është njëri nga ata që beson se pastërtia e luftës, do të lahet me drejtësi herët apo vonë dhe se sipas tij kjo nuk lidhet me emër të përveçëm.

Tutej ai tha se para drejtësisë po nxirret një proces me një individ të caktuar, ashtu siç po e potencon gjykata, por nëse e sheh brendësinë, po del një ekip, transmeton Indeksonline.

Ai tha se është hera e tretë që po tentohet të vendoset drejtësia në Kosovë, duke shpresuar që kjo të mbyllet.

Ndryshe dje Haziri deklaroi se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës, pasi priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara.

Statusi i sotëm i Hazirit:

Unë jam njëri nga ata që besoj se pastërtia e luftës, do të lahet me drejtësi herët apo vonë dhe kjo nuk lidhet me emër të përveçëm. Në rastin tonë, para drejtësisë po nxjerret një proces me një individ të caktuar, ashtu siç po e potencon gjykata, por nëse e sheh brendësinë, atëherë po del një ekip. Është hera e tretë që po provohet me u vendos drejtësia në Kosovë dhe shpresojmë që po mbyllet!