75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Haziri: Dita e 48-të, asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Gjilan, gjithsej 23 persona të shëruar

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se në ditën e 48-të nuk pati asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Gjilan, teksa janë 23 persona të shëruar plotësisht.

Haziri tha se Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave po vazhdon me zbatimin e masave në formë strikte kundër përhapjes së virusit të panjohur, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

#Dita48 me lajme të mira. Nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në Gjilan, derisa i kemi 23 persona të shëruar plotësisht. Komiteti për menaxhimin e emergjencave po vazhdon me zbatimin e masave në formë strikte kundër përhapjes së virusit të panjohur. Apeloj sërish që të vazhdoni të vetëpërmbaheni, të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe të dilni vetëm kur e keni të domosdoshme per furnizime, por me masa mbrojtëse. #rriNshpi