08:31 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Haziri e pret në shesh ndërrimin e motmoteve, viziton edhe ekipet emergjente (Foto)

Ndërrimin e motmoteve e ka pritur së bashku familjen e tij dhe qindra qytetarë të Gjilanit, kreu i Komunës, Lutfi Haziri, në sheshin “Agim Ramadani”.

 

Fillimisht, kreu i Gjilanit ka vizituar shërbimin e kujdestarive të shtetit, Policinë e Kosovës, Shërbimin e Zjarrfikësve, Spitalin Regjional, përkatësisht Repartin e Gjinekologjisë dhe Qendren e Mjekësisë Familjare në lagjen “Dardania”.

 

Haziri ka falënderuar ata për punën e madhe që po e bëjnë në shërbim të qytetarëve, përderisa pohoi se e gëzon fakti që deri tani nuk ka pasur asnjë incident, transmeton Indeksonline.

 

Gjilanasit gjithmonë kanë treguar kulturë të lartë të qytetarisë. Deri tani nuk ka pasur asnjë ekces. I falënderoj dhe ndihem krenar me shërbimin e kujdestarive të shtetit të cilët po punojnë 24 orë në shërbim të qytetarëve. Uroj që viti 2018 të jetë vit më i mirë, më i mbarë dhe uroj mirëqenie e dashuri për të gjithë”, ka thënë Haziri.

 

Ndërkaq, festa në sheshin “Agim Ramadani” po vazhdon ende me koncertin festiv të organizuar nën përkujdesjen e kreut të Gjilanit me performomin e artistëve të qytetit, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/