18:04 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haziri: Eksponentë të partive duan ta dëmtojnë LDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se eksponentë të subjekteve të tjera politike po tentojnë që ta dëmtojnë LDK-në.

Ai duke folur të hënën në RTK, ka thënë se rrahjet që po ndodhin në LDK janë prodhim i partive të tjera.

“Sondazhet që po e nxjerrin LDK-në si parti të parë, pritjet që janë për LDK-në, dikujt po i pengon… Mënyra se si na kanë hyrë në mbledhje, djemtë e liderëve të tjerë të partive politike, ithtarët e partive të tjera politike, po duan ta kthejnë për publikun imazhin e LDK-së të vitit 2006. Por ajo kohë ka përfunduar dhe nuk do të përsëritet më kurrë. Rastet e fundit të izoluara janë të papranueshme, nuk është kulturë e LDK-së”, ka thënë Haziri.  “Ne kemi 980 degë, ne kemi katër nëndegë me raste të tilla, dhe në dy raste të tjera janë eksponentë të partive të tjera”.