75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Haziri falënderon gurbetçarët që po ndihmojnë për ta përballuar Covid-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një videoje ka falënderuar gurbetçarët të cilët po ndihmojnë për ta përballuar pandeminë e Covid-19.

“Mirënjohje deri në gjunjëzim për kontributin e baballarëve e gjyshërve të tyre, tash e pesë dekada”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

Impresive mbështetja e gjeneratës së tretë të gurbetçarëve për ta përballuar pandeminë #Covid19. Mirënjohje deri në gjunjëzim për kontributin e baballarëve e gjyshërve të tyre, tash e pesë dekada. Kontribuoni secili me mundësitë tuaja. Për një magje e sofër të barabartë për të gjithë!/Indeksonline/