75 Mall Live Search
18:17 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Haziri flet për atë se pse u vranë zyrtarët e LDK-së para dhe pas luftës

I pari i komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka mbajtur sot një fjalim me rastin e ceremonisë përkujtimore për presidentin e parë të vendit, Ibrahim Rugova.

Një Akademi e veçantë Përkujtimore u organizua edhe këtë vit si vitin e kaluar në Gjilan, teksa Haziri ndër të tjerash ka folur edhe për vrasjet e njerëzve të LDK-së para dhe pas luftës.

“U vranë gjatë dhe pas luftës për shkak se besonin në ëndrrën dhe vizionin e Ibrahim Rugovës”, ka thënë Haziri në Gjilan, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash Haziri se duhet falënderuar Rugovën që shpëtoj të gjithë nga një masakër e madhe kolektive që përgatitej në fillim të viteve të 90-të.

“Gjilani në këto 12 vite është ndarë veç fizikisht nga lideri shpirtëror, themeluesi i shtetit tonë, Ibrahim Rugova. Ai ndërtoi solidaritet, miqësi dhe arriti t’i bind të gjithë partnerët që një popull i vjetër i ndarë dhe i sunduar nga regjimet e egra, ka nevojë për miq. Për nëntë vite të Ibrahim Rugovës, është arritur që aspitratat 100 vjeçare të realizohen. Për këto vite, arriti t’i orientoj për së mbari të gjithë shqiptarët në drejtimin politik, duke nga pajtuar dhe bashkuar të gjithëve pa dallim dhe duke na rreshtuar drejt perëndimit”, ka shtuar Haziri./Indeksonline/