75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haziri furnizon me artikuj ushqimor qerdhet, shkollat dhe konviktet, paguan gati 45 mijë euro

Kuvendi komunal i Gjilanit në fund të muajit të kaluar ka finalizuar kontratën më të re për këtë vit.

Komuna e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së, kësaj radhe ka planifkuar furnizimin me artikuj ushqimor për qerdhe, konvikt dhe shkolla.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë e paraparë 45.000,00 euro,shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik  K.T.Sh “Ballkania”, Sh.P.K .

Komuna e Gjilanit për këtë furnizim ka paguar hiç më pak se 44.973,60 euro.

Tutje, në kontratën e publikuar nga prokuromi bëhet e ditur se kohëzgjatja e kësja kontrate është jo më shumë se 3 muaj. /Indeksonline/