Haziri: Gjilani është komunë e veçantë, ku ka mësim në katër gjuhë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar në takimin që pati sot me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami.
Duke folur për zhvillueshmërinë e arsimit, Haziri tha se Gjilani është komunë e veçantë pasi ka mësim në katër gjuhë.
“Në gjuhën rome praktikojmë mësimin për fëmijë dhe u kemi dalë në ndihmë me mjete teknologjike për t’i integruar sado pak gjatë kohës së pandemisë dhe me pako esenciale, edhe te familjet serbe nxënësit edhe tek romët. Komuniteti turk është i integruar dhe nuk dallohet nga shumica, por numri i nxënësve është i vogël që neve na bën telashe”, tha Haziri, transmeton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se parashihet që në shtator të ketë reformë në norma, duhet bërë diçka sepse 3.1 milionë si Gjilani që ka në arsim është shumë e madhe, duhet bërë reformë në arsim në nivel komunal./Indeksonline/