Haziri i përgjigjet Kurtit: Nuk ka vakum institucional në politikë, ka peshë specifike e cila duhet të zbatohet

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka arritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën konstituive.
Haziri ka thënë se pa marrëveshje politike nuk ka konstituim të Kuvendit, transmeton IndeksOnline.
“Paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë që Kosova po kalon në proces vakuumi institucional nuk qëndron. Sepse sikurse edhe në hapësirë edhe në politikë nuk ka vakum institucional, por ka peshë specifike. Ai që e nxen, e merr dhe natyrisht më 9 shkurt është përcaktu kjo peshë. Tani duhet të zbatohet.Me vetë faktin që ende nuk kemi një marrëveshje politike për qeverinë, nuk besoj se do të përballohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, të nominuar nga VV.”