19:26 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haziri: Jo vetëm 65.8 përqind, rezultati im do të jetë edhe më i thellë

Pas publikimit të rezultateve të para të Exit Poll, kandidati i LDK-së, Lutfi Hazri ka theksuar se rezultati do të jetë edhe më i thellë dhe se flitet për diferencë të madhe dhe gati se historik për komunën e Gjilanit.

Sipas tij arsyet e fitores janë, qytetarët, programi që ia kam ofruar, bisedat, takimet intensive, mbi të gjitha puna 4 vjeçare e ka shty besën dhe shpresën në Gjilan

“Qytetarët i kanë besuar gjithë këtij programi për Gjilanin.

Prej sot janë katër vite të bardha në Gjilan dhe kjo ditë e diele e ka sjellë një qeverisje historike, dhe një mbështetje qytetarë më bën më të përgjegjshëm karshi detyrës dhe çdo kërkese qytetar që është sot në Gjilan.LDK-ja prin, është parti e madhe, dhe kjo parti do t’u ofrojë konsensus. Politika na ka mësuar se fituesit nuk i takon gjithçka por vetëm legjitimiteti.

Gjithçka që ka të bëjë me Gjilanin, e kanë derën qelë. Sot kanë fituar qytetarët dhe gjithë partitë që janë në Kuvendin e Gjilanit.

Po të kishim pas rezultat në balotazh, rezultati kish qenë 95.5, por nuk kam dashur të shkojë deri në atë nivel të votave dhe për këtë arsye qytetarët kanë kërku mos me përzi vota me subjekte politike që kanë abuzu apo subjekte politike që kanë manipuluar me vota të minoritarëve”, ka thënë Haziri, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që sipas këtyre rezultateve të Exit Poll, Haziri ka fituar 65.8 përqind kurse Sami Kurteshi, 34.2 përqind./Indeksonline/