Haziri: Kriza politike nuk kalohet me zgjidhje logjike, për buxhet është dashur të mendohet më herët
Gjatë ditës së nesërme Presidentja e vendit Vjosa Osmani do të pres një një takim të përbashkët liderët e partive politike.
Prezencën në këtë takim e kanë konfirmuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në një prononcim për Indeksonline, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur se çka do që të ofrohet në tavolinë, Abxhiku i ka të drejtat për të përfaqësuar LDK-në dhe me i dhënë Kosovës një zgjidhje
‘’Kryetari Abdixhiku e ka konfirmuar pjesëmarrjen sipas ftesës nga ana e presidentës, çka do që ofrohet në tavolinë Abxhiku i ka të drejtat për të përfaqësuar LDK-në dhe me i dhënë Kosovës një zgjidhje’’, thotë Haziri për Indeksonline.
I pyetur nëse duhet që të arrihet një kompromis apo marrëveshje midis liderëve në takimin e nesërm, Haziri ka një përgjigje interesante.
‘’Kriza politike nuk kalohet me zgjidhje logjike por me frymë kushtetuese, fryma kushtetuese nuk i jap autorizimin qeverisë në detyrë me bo propozime për buxhet e as kuvendit me bo ratifikim të marrëveshje ndërkombëtare. Është dashur të mëndohet prej 15 prillit për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare e jo te një takim te Presidentja, me bo zgjidhje emergjete sepse duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për me bo veprime të jashtëzakonshme’’ thotë Haziri për Indeksonline.
Takimi i Osmanit me liderët e paritve poltike nis nga ora 12:00./Indeksonline/

