75 Mall Live Search
23:44 / E Enjte, 03 Prill 2025 / H F

Haziri: Kurti e pret Adem Hoxhën në qeveri, e LDK të shkojë te Konjufca, a?

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta shqyrtojë ftesën e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për takim me partitë politike.

Këtë e tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa shpreh disa kritika mbi mënyrën e organizimit të këtij takimi.

”Qysh kryetari i LDK-së duhet me shku në takim që e thërret nënkryetari i Vetëvendosjes, kur kryetari i Vetëvendosjes e takon Adem Hoxhën në zyrë të Qeverisë?”

”Respekt për partinë e goranëve, por formati duhet me qenë i qartë”, u shpreh Haziri në ATV.

Ai tutje tha se në nivelin e takimeve definohet agjenda, formati, nevoja e takimit.

”Gjithçka duhet me u ditë saktë para se me shku. LDK-ja do ta shqyrtojë seriozisht këtë çështje, sikur çdo çështje tjetër”, tha Haziri.