22:30 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / MSH

Haziri: Kurti posedon një dokument të cilin askush tjetër në Kosovë nuk e ka

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në debatin Politiko, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, posedon një dokument të cilin askush tjetër në Kosovë nuk e ka.

“Kemi parë dokument, por dokumenti i vetëm zyrtar secili ka besim se është i duhuri, është ai që ka kryeministri në dorë dhe nuk e ka askush tjetër në Kosovë.

Në Serbi, aktin e presidentit Vuciq, ai nuk e ka pranu, ka thonë nuk kom nevoj me marrë këtë dokument. E ka parë dhe i ka thënë emisarëve nuk kam nevoj me pranu këtë dokument, unë dhe askush në Serbi”, tha Haziri ndër të tjera.