13:34 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Haziri paraqitet nga Kumanova, flet për takimin e VV-së dhe LDK-së me ambasadorët

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar takimin që do të zhvillohet pasditen e sotme midis dy partive me ambasdaorët e vendeve të QUINT-it dhe BE-në.

Haziri, në një prononcim për mediat shqiptare të Maqedonisë Veriore, theksoi se janë në prag të përfundimit të negociatave, të shtjerjes së gjitha fakteve dhe argumenteve.

“Pritjet tona kanë qenë që shumë më e shpejtë me u përfundua. Por vështirësitë kanë dalë te ndarja e përgjegjësive kushtetuese. Po punojmë që me pajtu VV-në që LDK-ja me udhëheq Kuvendin e Republikës”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

Sipas tij, pasditen e sotme do të ketë takim, mirëpo s’pritet që të ketë ndërhyrje nga ndërkombëtarët.

“Është çështje ditës, në takimin e sotëm vlerën ja shton ambasadorët e QUINT-it që do të jenë në cilësinë e dëgjuesit dhe do të jetë më shumë mbledhje informative. Shpresojë shumë që nuk e prek interesin e bisedimeve për arritjen e kësaj marrëveshje, përkundrazi i jep frymë dhe gjallni që të përfundohen bisedimet”, ka thwnw ai. /Indeksonline/