75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / FR

Haziri: LDK-ja me nëndegët në Kosovë e me mërgatën, gati për zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një takim me strukturën e saj, në Istog, në vendlindjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Siç shkruan nënkryetari i saj, Lutfi Haziri, aty u mblodhën për mobilizim për zgjedhjet nacionale.

”Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës është gati me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe mërgatë”.