Haziri: LDK nuk është heshtur pas sulmit në Banjskë, por jemi solidarizu, Serbia t’i deportojë terroristët në Kosovë

Sulmi terrorist në Banjskë i 24 shtatorit, nuk e ka heshtur LDK-në por është solidaritet dhe mbështetje politike, kështu është shprehur në një intervistë për IndeksOnline, nënkryetari I parë I LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri thotë se nuk ka ndarje kur vjen në shprehje cenimi i territorit dhe cenimi i kushtetutshmërisë dhe kushdo që është në qeveri ka me pas prapa LDK-në në cdo aspekt politik.
“Nuk është heshtur është solidaritet, është mbështetje politike prej momenti të parë që kem dëgju për operacion kemi fillu mbështetje të plotë dhe solidaritet me ata burra e gra që kanë qenë në teren duke u ballafaqu me konflikt të armatosur edhe pse ka qenë i lokalizuan në një vend të caktuar, shqetësimi ka qenë i madh. Nuk ka ndarje kur vjen në shprehje cenimi i territorit dhe cenimi i kushtetutshmërisë, kushdo që është në qeveri neve ka me na pas prapa në çdo aspekt politik. Me rendësi ka qenë që mos me degjeneru operacioni dhe që njerëzit mos me marrë ligjin në dorë”, ka thënë Haziri.
Më tutje, ai ka thënë se terroristët të cilët nuk kanë arritur të kapen nga autoritetet e Kosovës duhet me u deportu në Kosovë.
Serbia, sipas tij, jo vetëm që e ka sponzorizu terrorizimin, por po mbron dhe strehon.
“Një grup i madh është arratis, ajo nuk është arratisje është ikje, kanë ik nga tereni por s’kanë ik nga drejtësia. Serbia duhet të ballafaqohet me këtë problem, Serbia jo që vetëm që e ka sponzorisu terrorizmin po e mbrojnë dhe strehojnë terrorizmin,. Ata duhet me i deportu para organeve të Kosovës ose para organizatave ndërkombëtare që luftojnë terrorizmin”, ka shtuar ai. /IndeksOnline/