75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Haziri me fjalë prekëse për biznesmenin Çoçaj: Faleminderit për gjithçka që bëre për Gjilanin

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, një ditë pas aksidentit tragjik në qendër të qytetit, i ka dedikuar disa fjalë, biznesmenit që vdiq dje, Qerim Çoçaj.

Në një postim në Facebook, Haziri ka falënderuar të ndjerin për gjithçka që ka bërë për qytetin e Gjilanit, transmeton Indeksonline.

”Humanizmi, solidariteti dhe miqësia juaj, kulmoi me heroizëm dje, në mbrojtje të fëmijëve. Aksidenti tragjik njomi me gjakun Tuaj ditën e 7 marsit. Të falemnderit për gjithçka që bëre për Gjilanin. Lamtumire miku im!”, përfundon Haziri.

Kujtojmë se nga aksidenti i djeshëm mes një kamioni dhe disa veturave, vdiq furrtari Çoçaj, derisa dhjetëra qytetarë kërkuan trajtim mjekësor në Gjilan e Prishtinë. /Indeksonline/