Haziri: Mesazhi i Hovenier ishte që t’ia largojë popullit frikën e “Zajednicës” që e mbolli Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se mesazhi i Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ishte që t’ia largojë, siç u shpreh ai, popullit frikën e “Zajednicës” që e mbolli Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Albini është bërë kryeministër, por siç u shpreh ai, frikën që e mbolli, nuk e largoi.
“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin amabasadori amerikan, shkelqesia e tij, Hovennier”.
“Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba Kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi”, ka shkruar Haziri.