75 Mall Live Search
13:48 / E Martë, 16 Mars 2021 / AR

Haziri: Na shoshitën e analizuan, por dëshmuam se jemi shkollë politike!

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe njëherë ka uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Indeksonline.

Ai tha se në muajt e fundit u shoshitën, analizuan dhe trazuan se si do ta kalojë LDK-ja procesin e 14 marsit.

U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë përtokë“, tha Haziri, duke shtuar se LDK-ja është standard e shkollë politike.

Postimi i plotë:

Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK-ja procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë përtokë.

LDK-ja është standard e shkollë politike. Është vetë shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndalur.

Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!