13:32 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Haziri në Ditën e Kushtetutës dhe 21 vjetorin e Betejës së Koshares, ka disa fjalë për gjilanasit

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në ditën e Kushtetutës dhe në 21 vjetorin e heqjes së gurit ndarës në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Betejën e Koshares, ka thënë se qyteti i tij me kohë ka marrë të gjitha masat në përballje me pandeminë globale Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Haziri, tutje ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për ndihmën e pakursyer në këtë kohë krize.

Ai ka porositur po ashtu të gjitha bizneset që të mos marrin dhe ofrojnë shërbime pa masa mbrojtëse. Në të kundërtën sipas tij do të detyrohen t’i mbyllin të gjitha ato.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij: