75 Mall Live Search
21:35 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haziri: Në LDK duhet të largohet çdo inati, të shërohet çdo plagë e pashërueshme prej 2006

Lutfi Haziri nga LDK ka folur për procesin e brendshëm e partisë së tij.

Haziri ka thënë se kryetari aktual  i kësaj partie po e udhëheqë procesin zgjedhor, porse nuk e dinë nëse do të kandojë për një mandate të ri.  

“Pritet rikthim i madh i LDK-së, mbas 12 viteve në primatin e partisë të madhe politike. LDK-së  i duhet uniteti publik, duhet me u largu çdo inati i vogël, çdo tendencë e vjetër çdo plagë e pashërueshme prej vitit 20016-2007 që ka mbetë në LDK, për shkak të paknaqësive duhet me u përballu”, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini, transmeton Indeksonline.

Ai ka folur edhe për inkudrimin e gjeneratave të reja në LDK.

“Ajo që unë i quaj baballarë të LDK-së përveç atyre që i ka marrë Zoti edhe që janë vra në luftë. Atë që ka marrë zoti është themeluesi i partisë, pastaj ai që është vra në luftë Fehmi Agani dhe Xhavit Ahmeti që e ka humbë jetën para luftes”, ka thënë tutje ai. /Indeksonline/